Takim konstruktiv mes Kryetarin e Komunës së Bujanovcit, z. Arbër Pajaziti
Në një postim të fundit në profilin e tij në Facebook, Nenad Mitroviq, ushtrues detyre i Drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njoftoi për një takim konstruktiv me Kryetarin e Komunës së Bujanovcit, z. Arbër Pajaziti. Ata diskutuan disa tema të rëndësishme, përfshirë situatën aktuale dhe rastin “Arsić”. Pas këtyre diskutimeve, ata ranë dakord të presin vendimin e organeve kompetente shtetërore që udhëheqin procesin gjyqësor, pas të cilit do të merren vendimet e duhura.
Lajmin për Arsiq e gjeni këtu:
Bujanoc: Arrestohet ndihmësi i kryetarit të komunës dhe babai i tij pas sulmit ndaj një polici në pension
Ky takim është një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe atyre shtetërore, duke synuar zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për komunitetin.