Reagimi i Trupit Koordinues ndaj kërkesës së Shaip Kamberit dhe Ahmed Shkrijelit për program të veçantë punësimi në polici

Publikuar 1 vit më parë

Pas kërkesës së deputetit shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, dhe deputetit të SDA-së nga Sanxhaku, Ahmedin Shkrijel, për krijimin e një programi të veçantë për pranimin e të rinjve shqiptarë dhe boshnjakë në radhët e policisë lokale në Luginën e Preshevës dhe në Sanxhak, Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë ka reaguar menjëherë me një komunikatë zyrtare.

https://a1info.news/shaip-kamberi-policia-multietnike-ne-rrezik-kerkohet-program-i-vecante-per-punesimin-e-te-rinjve-shqiptare-e-boshnjake/

Në deklaratë, kryetari i Trupit Koordinues, Aleksandar Martinoviq, dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq, e kanë cilësuar iniciativën si politikisht të motivuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet dhe parimet e barazisë së qytetarëve të Serbisë.

Sipas komunikatës, qytetarët shqiptarë dhe boshnjakë gëzojnë të njëjtat të drejta si të gjithë qytetarët e tjerë, përfshirë të drejtën për të marrë pjesë në të gjitha konkurset publike të shpallura nga organet shtetërore. Sipas tyre, krijimi i programeve të posaçme për një grup etnik do të sillte “standard të dyfishtë” dhe “diskriminim ndaj serbëve, romëve dhe qytetarëve të tjerë”.

Trupi Koordinues thekson se punësimet në Ministrinë e Brendshme bëhen vetëm sipas ligjit dhe me kritere të barabarta për të gjithë kandidatët, pa përjashtim. Ata gjithashtu kanë rikujtuar se vitin e fundit nuk ka pasur asnjë aplikim nga studentë shqiptarë për bursat e ofruara nga shteti serb, duke fajësuar “strukturat politike që e dekurajojnë rininë nga integrimi në institucionet shtetërore”.

Komunikata e mbyll reagimin duke e cilësuar nismën e Kamberit dhe Shkrijelit si një përpjekje për të krijuar “tensione të panevojshme dhe krizë politike” në Preshevë, Bujanoc dhe Rrashkë, duke theksuar se Trupi Koordinues do të vazhdojë punën për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët, sipas ligjeve të Serbisë.

Vlen të theksohet se, sipas burimeve lokale, përkundër këtij qëndrimi të ashpër dhe akuzave për diskriminim të skajshëm ndaj shqiptarëve, partia e Shaip Kamberit po bashkëpunon në skenën politike lokale në Preshevë për ta bërë pjesë të koalicionit partinë e Aleksandar Vuçiqit në pushtet lokal.

Por a do të ndodh kjo mbetet të shihet ditëve në vijim.

A1 info