Presheva, Bujanoci e Medvegja në shuarje – monumenti i vetëm i PVD

Publikuar 8 muaj më parë

Sot nga kryetari i KKSh u publikua një realitet dramatik: rënia drastike e nxënësve shqiptarë në shkollat e Luginës. Dhe ky nuk është thjesht një numërim ftohtë statistikash është kambana e fundit e alarmit për një popull që po zbrazet para syve tanë.

https://a1info.news/%f0%9f%93%b0-renie-drastike-e-numrit-te-nxenesve-shqiptare-ne-lugine-te-presheves-%f0%9f%93%89/

Pak ditë më parë, deputeti “popullor” trumbetoi krenar për 35 vite qëndrimi në skenën politike. Por kur këtë trumbetim e vendos përballë rënies 90% të nxënësve në shumë shkolla shqipe, atëherë kuptimi i tij bëhet i hidhur: jo si arritje, por si aktakuzë. As Dobrica Ćosić, arkitekti i projekteve shfarosëse serbe, nuk do ta kishte hartuar një plan më të saktë për zbrazjen e shqiptarëve nga Lugina dhe megjithatë, PVD e ka zbatuar me përpikëri, në heshtje e me servilizëm.

Kjo parti, e regjistruar si e para në ish-Jugosllavi kur vendi kalonte në sistem shumëpartiak, ka udhëhequr për vite të tëra komunat e Preshevës e Bujanocit. Ka qenë përballë PDSh-së dhe rivalëve të tjerë, por çfarë solli? A mund të përmendet një rezultat i vetëm, i prekshëm, në favor të popullit shqiptar? Jo.

Në vend të kësaj, historia e saj është një listë e gjatë kompromisesh dhe servilizmi:
• Përkrahu Trupin Koordinues kur gjithë spektri politik e bojkotonte.
• Përkrahu KKSh-në kur partitë e tjera refuzonin ta legjitimonin farsën.
• Mori pjesë në zgjedhje parlamentare serbe vazhdimisht, edhe kur të gjithë të tjerët bënin rezistencë.
• U lidh me çdo pushtet në Kosovë e Shqipëri, pavarësisht kush ishte në krye, vetëm për interesa të ngushta partiake.
• Bashkëpunoi ngushtë me strukturat e pushtetit në Beograd, duke e votuar edhe qeverinë e Vuçiçit.

Pra, me gjithë këto privilegje dhe aleanca, pse njerëzit ikën? Pse fshatrat u zbrazën, pse shkollat u shuan, pse Presheva, Bujanoci e Medvegja sot janë në krizën më të madhe ekzistenciale?

E vërteta është e dhimbshme: për 35 vite nuk u soll asnjë rezultat konkret për popullin, asnjë fitore për gjuhën, shkollën, ekonominë apo të drejtat e shqiptarëve në Luginë. Përkundrazi, pas 35 vitesh “triumfe politike”, rezultati është ky: një rënie e frikshme, ku 90% e shkollave shqiptare janë në shuarje. Ky është bilanci, ky është verdikti i historisë.

Dhe për këtë dështim kolosal, për këtë tradhti ndaj brezave të ardhshëm, historia nuk do t’ju falë. Mallkuar qofshi për boshllëkun që latë pas, për heshtjen dhe servilizmin që na kushtoi me ikjen e popullit tonë nga Lugina.
Ky është rezultati Juaj deputet për 35 vite veprimtari.

Nga Kujtim Sadriu