📰 Rënie drastike e numrit të nxënësve shqiptarë në Luginë të Preshevës 📉

Publikuar 8 muaj më parë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka ngritur alarmin se arsimi fillor shqip në Luginë të Preshevës po përballet me rrezikun e zbrazjes.

Sipas të dhënave të publikuara, nga viti shkollor 2020/21 deri më 2025/26, numri i nxënësve shqiptarë në shkollat fillore ka rënë nga 4,059 në vetëm 3,650 – një rënie prej 409 nxënësish, që përbën rreth 10%.

📌 Kryetari ka theksuar se ky trend është pasojë e:

emigrimit, natalitetit të ulët, kushteve të vështira ekonomike, mosnjohjes së diplomave, pasivizimit të adresave.

Ky realitet, sipas tij, rrezikon seriozisht të ardhmen e shkollës shqipe në Luginë dhe duhet të shtyjë drejt një qasjeje më të guximshme e më të bashkuar për mbrojtjen e arsimit në gjuhën shqipe.

👉 Ndërkohë, portali A1 Info ka analizuar se kjo rënie drastike është edhe tregues i dështimit të politikës shqiptare në Luginë, veçanërisht të Partisë për Veprim Demokratik, e cila për vite ka pasur mbi 70% të pushtetit lokal, drejtimin e KKSH-së dhe pjesëmarrje në nivel qendror – duke mbajtur kështu përgjegjësi të madhe për këtë situatë alarmante.

#Arsimi #LuginaePreshevës #Shqiptarë