Pas deklaratës së Mendurim Preshevës për mbështetjen e VV-së, Almin Shaqiri distancohet publikisht: “Alternativa mbi të gjitha”

Publikuar 2 muaj më parë

Një përçarje e hapur qëndrimesh është shfaqur brenda Alternativës për Ndryshim (APN), pasi Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Mendurim Presheva, bëri thirrje për mbështetjen e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Ragmi Mustafi.

Lidhur me këtë qëndrim ka reaguar Nënkryetari i APN-së dhe këshilltari komunal, Almin Shaqiri, i cili është distancuar publikisht nga deklarata e Preshevës, duke theksuar se ajo nuk përfaqëson qëndrimin e tij.

Në reagimin e tij, Shaqiri ka theksuar se nuk mund të mbështetet një kandidat që, sipas tij, për vite me radhë ka sulmuar dhe shpifur ndaj Alternativës për Ndryshim.

“Si Nënkryetar i Alternativës për Ndryshim, distancohem nga qëndrimi i Sekretarit të Përgjithshëm, Mendurim Presheva, për thirrjen e tij për të mbështetur VV e veçanërisht për kandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje!, Ragmi Mustafi.

Nuk mund të mbështetet e të bëhet thirrje për votim një kandidat që për vite me radhë ka sulmuar dhe shpifur ndaj ALTERNATIVËS.

ALTERNATIVA mbi të gjitha!”, ka shkruar Shaqiri.

Ky reagim vjen pas debatit të shkaktuar nga pozicionimi i Mendurim Preshevës në mbështetje të kandidatit të VV-së, duke nxjerrë në pah dallimet e brendshme të qëndrimeve politike brenda APN-së në prag të zhvillimeve të rëndësishme politike në Luginën e Preshevës.

Mendurim Presheva dje aderoi në LVV ku këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri Kurti.

https://a1info.news/kurti-miresevjen-ne-levizje-mendurim/