Pas kritikave politike, Blerim Memeti, Zyra për Zhvillim Ekonomik në Preshevë publikon raportin: Projekte të shumta në pritje të miratimit
Preshevë, 3 Prill 2025 – Pas reagimit të këshilltarit komunal Almin Shaqiri, ka reaguar edhe Blerim Memeti, përgjegjësi i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal në Komunën e Preshevës. Përmes një postimi publik, ai ka bërë një raport të detajuar të punës së tij që nga muaji gusht 2024, kur mori zyrtarisht detyrën.
Memeti njoftoi se Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal ka aplikuar për një sërë projektesh me vlera të konsiderueshme në ministri të ndryshme dhe organizata ndërkombëtare, duke përfshirë infrastrukturën, arsimin, kulturën dhe mbështetjen për sipërmarrësit.
Nga gjithsej 11 projekte të paraqitura:
2 janë aprovuar, 2 janë refuzuar, 7 janë ende në pritje të përgjigjes.
Projektet më të rëndësishme përfshijnë:
Renovimi i entit parashkollor “8 Marsi” (refuzuar) Sanimi i deponive të egra Ndihmë për sipërmarrësit në fshatra (aprovohet) Bar artificial në stadiumin e qytetit (aprovohet) Rekonstruimi i shkollës “9 Maji” në Sllavujevc Ndërrimi i kaldajve dhe blerja e një minibusi për Shtëpinë e Kulturës
Gjithashtu, Zyra ka kontribuar në organizimin e aktiviteteve të rëndësishme si Panairi i Parë i Librit Shqiptar dhe mbështetjen për gratë sipërmarrëse përmes fondeve nga Ambasada e Shqipërisë.
Në përgatitje janë edhe dy projekte të reja:
Sanimi i deponisë së egër në afërsi të fshatit Miratoc – 74 milionë dinarë Realizimi i aktiviteteve kulturore në fshatra – 500 mijë dinarë
Në përfundim të raportit, Memeti theksoi se Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal është e përkushtuar për të sjellë zhvillim dhe investime në komunën e Preshevës, duke punuar me përkushtim për secilin aplikim.
“Zhvillimi i Preshevës është prioriteti ynë!” – përfundon reagimin e tij Bëerim Memeti.
Postimi i plotë: