Almin Shaqiri Shfaq Alarm për Dështimin e Pushtetit Aktual në Preshevë

Publikuar 1 vit më parë

Almin Shaqiri, këshilltar komunal dhe nënkryetar i Alternativës për Ndryshim (APN), ka ngritur shqetësime lidhur me performancën e pushtetit aktual në Komunën e Preshevës, të udhëhequr nga Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafa. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Shaqiri ka theksuar:

“Derisa Komuna e Bujanocit për tremujorin e parë të vitit 2025 fiton projekte në vlerë prej 51,500,000.00 dinarë nga institucionet shtetërore dhe të huaja, në anën tjetër Komuna e Preshevës a e dini sa dinarë i ka të fituara? ZERO.”

Ai gjithashtu ka kritikuar largimin e profesionistëve nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe zëvendësimin e tyre me individë jokompetentë, duke theksuar se kjo ka ndikuar negativisht në zhvillimin e komunës.

Shaqiri e përmbylli postimin e tij duke e cilësuar Komunën e Preshevës si “pa udhëheqës, në rrugë qorre e drejt humnerës, paaftësi totale.”

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Almin Shaqirit.

https://www.facebook.com/share/p/1BQY92J4es/?mibextid=wwXIfr