🟧 A1 Info i drejton pyetje publike sekretarit të PVD-së, Shkëlqim Mahmudi

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë – Pas publikimit të një video-mesazhi nga sekretari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), z. Shkëlqim Mahmudi, ku ai fton vetëm anëtarët e partisë për ndihmë administrative në bazë të një urdhërese të kryetares së komunës, znj. Ardita Sinani, janë ngritur shqetësime të shumta në opinionin publik lidhur me funksionimin e barabartë të administratës komunale.

Duke pasur parasysh rëndësinë e temës dhe ndikimin e saj te qytetarët, redaksia jonë i është drejtuar zyrtarisht sekretarit Mahmudi me disa pyetje publike, me qëllim sqarimin e situatës dhe shmangien e paqartësive.

Pyetjet lidhen me qëllimin e videos, përfshirjen e vetëm anëtarëve të partisë në thirrje, si dhe nëse është e planifikuar një ftesë e re publike për të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie politike.

🟡 A1 Info ka kërkuar nga z. Mahmudi që të sqarojë nëse:

thirrja ishte zyrtare apo partiake; ekziston ndonjë urdhëresë që përjashton qytetarët që nuk janë pjesë e PVD-së; administrata komunale po funksionon në mënyrë të drejtë dhe gjithëpërfshirëse; do të ketë një reagim apo video të re ku ftohen të gjithë qytetarët për ndihmë administrative.

🟢 Në fund, kemi shprehur mirëbesimin tonë se sekretari i PVD-së do të përgjigjet publikisht dhe me transparencë, për të sqaruar qëllimin e komunikimit dhe për të qetësuar opinionin.

Redaksia e A1 Info do të publikojë përgjigjet zyrtare të sekretarit Mahmudi sapo të merren.

📌 Për çdo zhvillim të mëtejshëm, na ndiqni në portalin dhe rrjetet tona sociale.

✍️ A1 Info – gazetari për qytetarin