🟦 Tani me një TAG të vetëm: Shoferët nga Serbia dhe Kroacia paguajnë taksat rrugore në mënyrë të unifikuar

Publikuar 1 vit më parë

Shoferët nga Serbia dhe Kroacia tani mund të përdorin një pajisje të vetme elektronike për pagesën e taksave rrugore në të dy vendet, falë zgjerimit të sistemit të përbashkët Toll4All.

Në një ngjarje të zhvilluar në stacionin e pagesës “Lipovac”, Zoran Drobnjak, ushtrues detyre i drejtorit të ndërmarrjes publike “Putevi Srbije”, testoi për herë të parë funksionalitetin e sistemit të integruar midis dy vendeve. Ai e vlerësoi këtë hap si një arritje të rëndësishme drejt integrimit rajonal dhe lehtësimit të udhëtimeve për qytetarët.

🗣️ “Ky është vendi i katërt që i bashkohet sistemit Toll4All, pas Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Kroacisë. Kjo tregon se e ardhmja e rajonit qëndron në integrime. Jam veçanërisht krenar që ndërmarrja jonë ka dalë me një zgjidhje moderne që lejon integrimin e pagesës së taksave rrugore, duke e bërë udhëtimin më të lehtë për qytetarët e Serbisë dhe të gjitha vendeve brenda këtij sistemi,” tha Drobnjak.

Nga ana tjetër, Darko Savić, drejtor ekzekutiv i Sektorit për pagesën e taksave rrugore në “Putevi Srbije”, theksoi përfitimet praktike të sistemit:

🗣️ “Nuk ka më ndalesa në stacionet e pagesës, shkëmbime valutash dhe pritje. Tani, me një TAG të vetëm, mund të udhëtoni përmes katër vendeve të rajonit: Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Kroacisë.”

Ai bëri të ditur se sistemit pritet t’i bashkohen së shpejti edhe Republika Srpska dhe Greqia, duke pasur parasysh fluksin e madh të qytetarëve që udhëtojnë drejt këtyre vendeve, sidomos gjatë sezonit veror.

Toll4All po shihet si një nga projektet më të suksesshme në lehtësimin e lëvizjes rajonale dhe dixhitalizimin e shërbimeve rrugore në Ballkanin Perëndimor.

📌 a1 info