🛑 Gabim fatal nga pilotët dyshohet si shkak i rrëzimit të avionit të Air India – 260 të vdekur
PIndia – Byroja Hetuese e Aviacionit në Indi ka publikuar raportin preliminar për aksidentin tragjik të fluturimit të Air India që ndodhi në qershor, ku humbën jetën 260 persona, ndërsa vetëm një person mbijetoi.
Raporti tregon se avioni që ishte nisur nga Ahmedabadi drejt Londrës, sapo ishte ngritur nga pista, kur motorët u ndalën papritur dhe avioni u rrëzua në tokë.
Sipas të dhënave zyrtare, dy çelësat e kontrollit të karburantit – që zakonisht përdoren për të fikur motorët pas përfundimit të fluturimit – ishin vendosur në pozicionin që ndalon rrjedhjen e karburantit, duke shkaktuar fikjen e motorëve në mes të ngritjes.
Në incizimet nga kabina e pilotëve, dëgjohet njëri nga pilotët duke pyetur tjetrin:
“Përse e ke ndalur?”
Përgjigja e tjetrit është:
“Unë nuk e kam bërë.”
Nuk është sqaruar se cili nga pilotët e bëri gabimin, por në momentin kritik, sipas raportit, bashkëpiloti ishte duke e drejtuar avionin, ndërsa kapiteni po monitoronte.
Hetimet ende po vazhdojnë për të përcaktuar saktësisht arsyet dhe përgjegjësinë për aksidentin tragjik.
Burimi:Koha.net, / A1info