🔴 Dodik shpall referendum pas shkarkimit nga KQZ-ja e Bosnjës
Sarajevë, 6 gusht 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë-Hercegovinës i ka hequr mandatin presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, pas dënimit të tij me një vit burg dhe ndalimit 6-vjeçar për të ushtruar funksione publike.
Dodik reagoi menjëherë duke e quajtur vendimin të paligjshëm dhe shpalli referendum për pozitën e tij, duke thënë:
“Mandatin ma ka dhënë populli, prandaj do të vendosin ata.”
Ai ka mbledhur partnerët e koalicionit, të cilët njëzëri kanë përkrahur idenë për referendum. Sipas ligjit, mbrojtja e Dodikut ka afat 48 orë për të apeluar vendimin në gjykatë.
Nëse vendimi bëhet përfundimtar, pritet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në Republikën Sërpska.
Ky veprim shihet si sfidë ndaj rendit kushtetues dhe mund të rrisë tensionet politike në vend.