đź“° Pushtet i kapur nga klani Mustafa: TenderĂ«t e fundit nĂ« PreshevĂ« nĂ«nshkruhen pa kriter(Dokument)

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, tetor 2025 – Alternativa për Ndryshim (APN) ka publikuar sot një analizë mbi shpërndarjen e tenderëve në Preshevë gjatë tre muajve të fundit, duke theksuar se ky proces po dominohet nga interesat e klanit të Ragmi Mustafës.

Sipas APN-së:

Dhjetëra tenderë janë shpërndarë pa kriter profesional, sipas partisë ose afërsisë me individë të pushtetit lokal. Kompanitë që lidhen me PDSH-në dhe Aleancën thuhet se kanë përfituar pjesën më të madhe të tenderëve. PVD-ja, sipas të dhënave të siguruara nga APN, ka marrë vetëm 3 tenderë, të cilët, siç raportojnë, janë ndarë nga Ardita Sinani për shoqen e një anëtari të kabinetit të saj nga Leskoci.

APN thekson se në këtë sistem, vendimet duket se merren nga Ragmi Mustafaj, ndërsa Ardita Sinani, sipas raportimit të organizatës, ka përcjellë dhe nënshkruar vendimet pa influencë të vetë.

Ky publikim nxjerr në pah, sipas APN-së, praktikat e klientelizmit dhe favorizimit partiak në ndarjen e fondeve publike në Preshevë.