📰 A1 Info i drejtohet zyrtarisht sekretares shtetërore Vesna Nedeljković për emërimin e organit të përkohshëm në Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë
📍 Preshevë, 26 qershor 2025 – Portali A1 Info ka dërguar një kërkesë zyrtare për informacion tek sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit të Serbisë, znj. Vesna Nedeljković, në lidhje me vendimin për emërimin e Këshillit të Përkohshëm të Shkollës Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.
Në kërkesën e adresuar, janë parashtruar një sërë pyetjesh lidhur me këtë vendim, përfshirë:
Bazën e propozimeve për anëtarët e rinj; Shkakun e anulimit të zgjedhjeve të rregullta të zhvilluara nga personeli dhe prindërit; Dyshimet për ndikime politike dhe përfshirjen e figurave të lidhura me strukturat lokale e rajonale; Si dhe për rolin eventual të ndihmësministrit Nermin Balija.
📌 A1 Info do të raportojë për çdo përgjigje zyrtare që do të pranohet nga Ministria e Arsimit dhe mbetet i përkushtuar për të informuar publikun mbi zhvillimet që lidhen me transparencën dhe funksionimin e institucioneve arsimore në Luginën e Preshevës.
A1 info