ZYRTARE: PUBLIKOHEN DITËT E FESTAVE QË NUK PUNOHET NË SERBI PËR VITIN 2025
Në Serbi, datat 15, 16 dhe 17 shkurt do të jenë ditë jo pune për shkak të shënimit të Ditës së shtetësisë serbe.
Siç thuhet në Ligjin për festat publike dhe të tjera në Republikën e Serbisë, “nëse njëra nga datat në të cilat festohen festat publike të Republikës së Serbisë bie të dielën, ditën e parë të punës nuk do të ketë punë”, dhe pasi që 16 shkurti i këtij viti bie të dielën, nuk do të punohet më 17 shkurt.
Ditët jo pune për Pashkët janë nga data 18 deri më 21 Prill dhe ato katër ditë do të jenë jo pune edhe për besimtarët katolikë, duke qenë se këtë vit Pashkët festohen në të njëjtën kohë sipas kalendarit Julian dhe Gregorian.
Pas Pashkëve do të vijojnë ditët e para jopune më 1 dhe 2 maj, kur festohet Dita Ndërkombëtare e Punës.
Pjesëtarët e besimit islam do të festojnë një ditë jo pune më 6 qershor, duke shënuar ditën e parë të Kurban Bajramit dhe anëtarët e komunitetit hebre nuk do të punojnë më 2 tetor për të festuar festën e Yom Kipur.
Qytetarët e Serbisë presin një ditë jo pune 11 Nëntorin kur shënohet Dita e Armëpushimit në Luftën e Parë Botërore,. Njoftin Tanjug dhe Telegraf Busines, përcjell a1info.