Zyrtare: Presidenti Vuçiq nesër viziton Bujanocin dhe Preshevën
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të vizitojë nesër komunat e Bujanocit dhe Preshevës, transmeton A1 Info, duke iu referuar raportimit të FOLonline.
Sipas raportimit, konfirmimi për vizitën është dhënë nga kabineti i presidentit serb.
Gjatë ditës së shtunë, Vuçiq pritet të vizitojë rrethin e Jabllanicës dhe atë të Pçinjës.
Në komunën e Bujanocit, presidenti serb pritet të vizitojë repartin e kompanisë “Simpo”, si dhe fshatin Llopardincë, ndërsa në komunën e Preshevës do të qëndrojë në fshatin Strezoc.
Detaje të tjera rreth agjendës së vizitës pritet të bëhen të ditura gjatë ditës së shtunë.
A1 Info