Zv. trajneri Atdhe Nuhiu: Shpirti dhe Forca e Kombëtares së Kosovës që po e çon drejt Botërorit (Video e që publikohet për herë të parë)
Atdhe Nuhiu, djali krenar i Preshevës, po shkruan histori për Kosovën! Para çdo ndeshjeje, para se lojtarët të dalin në fushë, Nuhiu, zëvendës-trajneri i Kombëtares së Kosovës, ndez shpirtin e shokëve të skuadrës, duke thirrur: “Forca, forca!”, dhe menjëherë energjia dhe vendosmëria mbushin çdo kënd të ekipit.

Në një video që ka siguruar A1 Info, shihet qartë se fitorja e Kombëtares buron nga shpirti i Atdhe Nuhiut – forca që lëshohet nga zëri i tij, thirrjet e vendosura dhe entuziazmi që ndez çdo lojtar para se të dalin në fushë. Në video shihet Atdhe Nuhiu si godet mbi tavolinë me zemër dhe vendosmëri, të bindur se Kosova do të arrijë aty ku meriton.
Falë këtij shpirtit luftarak, Kosova triumfoi mbi Slloveninë ku pikëisht kjo video ishte para se të fillonte kjo lojë. Ky shpyrt kuftarak mbajti rezultatin me Zvicrën. Por sukseset e tij nuk janë thjesht gola ato janë kurajo, krenari dhe shpresa që frymëzojnë çdo shqiptar dhe çdo tifoz.
Presheva, preshevarët dhe gjithë shqiptarët janë krenarë me Atdhe Nuhiun, i cili lufton çdo ditë për atdheun dhe për Kombëtaren. Ai po udhëheq Kosovën drejt një ëndrre historike: kualifikimi në Botëror dhe flamuri i Kosovës që valëvitet për herë të parë në arenën më të madhe botërore!
Atdhe Nuhiu është më shumë se një futbollist, ai është simbol i krenarisë, shpirti i Kombëtares dhe frymëzim për çdo shqiptar që ëndërron të shohë Kosovën triumfuese në botë.