Zonja e Parë e Komunës, Ardita Sinani, vizitoi institucione kyçe të komunës

Publikuar 6 muaj më parë

Komuna jonë – Zonja e Parë e komunës, Ardita Sinani, realizoi vizita pune në disa institucione dhe ndërmarrje të rëndësishme për jetën shoqërore, kulturore dhe shërbimet publike në komunën tonë. Gjatë këtyre vizitave, ajo vizitoi Qendrën për Punë Sociale, Bibliotekën “Mehmet Jusufi”, Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica”, Qendrën Sportive dhe Ndërmarrjen Publike “Moravica”.

Në kuadër të këtyre takimeve, zonja Sinani dëgjoi nga afër vlerësimet për punën e realizuar gjatë vitit 2025, i cili u cilësua si një vit i suksesshëm përsa i përket shërbimeve, aktiviteteve dhe angazhimit institucional. Ajo u njoh gjithashtu me planet, objektivat dhe prioritetet për vitin 2026, të cilat synojnë rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe zhvillimin e mëtejshëm institucional.

Zonja Sinani uroi të gjithë drejtuesit dhe stafin e këtyre institucioneve për punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme në vitin 2026, duke theksuar se përkushtimi i tyre do të reflektohet drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve të komunës.