Zjarrvënie masive në Preshevë: Digjen mbi 35% e territorit, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Publikuar 1 vit më parë

Gjatë këtij viti, në territorin e komunës së Preshevës janë djegur afro 35% e sipërfaqes së saj, duke shkaktuar dëme të mëdha në pyje, fusha dhe bujqësi. Më së shumti është goditur pasuria natyrore – pishat në fshatin Corroticë dhe në Miratoc, ndërsa flakët janë përhapur edhe në fusha e zona të tjera si Miratoc, Cakanoc, Strezoc, Mamoc, Leran, Golemi Dol, Svinjishtë, Bushtra, Corroticë dhe Raincë.

Dyshohet se këto zjarre janë të qëllimshme dhe të shkaktuara nga dora e njeriut, megjithatë deri më tani nuk është marrë asnjë masë ndaj askujt. Shumë qytetarë besojnë se veprimet e tilla synojnë shkatërrimin e pasurisë natyrore të Preshevës dhe dëmtojnë drejtpërdrejt jetesën e bujqve e blegtorëve të mbetur në këtë trevë.

Dëmet janë të mëdha: së fundi janë djegur dhjetëra koshere bletësh, mbi 2 hektarë mjedra të mbjella me përkushtim nga fermerët, me sisteme moderne ujitjeje dhe puse të hapura për të kthyer jetën në tokat e lëna pas dore. Humbjet financiare për fermerët llogariten mbi 30 mijë euro vetëm në ushqimin e siguruar për kafshët gjatë dimrit, që tashmë është shkrumbuar nga zjarri.

Pamjet nga terreni tregojnë fusha të shkrumbuara dhe pisha të tëra të djegura, duke e bërë situatën dramatike. Mediumi A1 Info apelon që qytetarët të denoncojnë autorët pranë institucioneve përkatëse, pasi këto zjarrvënie janë në dëm të qytetarëve të Preshevës dhe, siç thuhet, veçanërisht të komunitetit shqiptar.