Zgjedhet kryesia e re e Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – Zvicër
WETZIKON, ZVICËR – Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – Zvicër mbajti sot Kuvendin e 11-të zgjedhor në qytetin Wetzikon, në një atmosferë të shkëlqyer dhe vëllazërore.
Kryesia e Fondit paraqiti një pasqyrë të detajuar të punës trevjeçare, duke prezantuar në mënyrë kronologjike të gjitha aktivitetet e realizuara, si dhe raportin financiar të përpiluar në mënyrë profesionale.
Kuvendi u nderua me praninë e z. Vigan Berisha, konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Zürich, i cili vlerësoi lartë kontributin e Fondit në mbështetje të popullatës së Luginës së Preshevës. Me fjalë mirënjohëse u paraqit edhe z. Xhelal Memeti, ish-kryetar i Fondit dhe kryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke përgëzuar punën e deritanishme të kryesisë.
Në Kuvend morën pjesë edhe përfaqësues nga dega e Fondit Humanitar në Austri, z. Dul Krasniqi (Medvegjë) dhe z. Agron Lugina, të cilët kontribuan në diskutimet dhe ndanë përvojat e tyre.
Pas procesit zgjedhor, u rizgjodh kryesia e re:
Adnan Imeri – Kryetar Skender Destani – Sekretar Faton Cerimi – Arkëtar Skender Memishi – Zëvendëskryetar Dul Krasniqi – Nënkryetar Ahmet Bektashi – Nënkryetar Avdi Osmani – Anëtar Ibrahimi Muzafer – Anëtar Ismaili Bujar – Anëtar Mehmet Jonuzi – Anëtar Agon Latifi – Anëtar
Fondi Humanitar shpreh falënderime të përzemërta për të gjithë pjesëmarrësit në Kuvend. Një mirënjohje e veçantë shkon për z. Musli Saiti dhe televizionin TV Syri Tv, për përkushtimin në përcjelljen e vazhdueshme të aktiviteteve tona, si dhe për mikpritjen e ngrohtë të z. Samet Rahmani, pronar i Restaurant Krone në Wetzikon.
A1 info