Zgjatet afati për regjistrimin e objekteve në Preshevë, Urbanizmi me orar të zgjatur pune

Publikuar 7 muaj më parë

Preshevë – Autoritetet komunale kanë njoftuar zgjatjen e afatit për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e objekteve, në kuadër të procesit që zhvillohet sipas Ligjit për kushtet e veçanta për evidentimin dhe regjistrimin e të drejtave mbi pasuritë e paluajtshme.

Procesi ka nisur më 8 dhjetor 2025, ndërsa nga Shërbimi i Urbanizmit në Preshevë bëhet e ditur se afati i aplikimit është zgjatur deri më 9 shkurt 2026. Autoritetet lokale u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk e kanë kryer regjistrimin e objekteve të tyre, ta shfrytëzojnë këtë afat shtesë për përfundimin e procedurave ligjore.

Për të lehtësuar dhe përshpejtuar aplikimin e qytetarëve, nga data 4 shkurt 2026 është zgjatur edhe orari i punës i Shërbimit të Urbanizmit:

E hënë – e premte: 07:00 – 18:00 E shtunë: 09:00 – 15:00

Drejtori i Shërbimit të Urbanizmit, Aliu, ka deklaruar se qytetarët mund t’i drejtohen këtij shërbimi për çdo informacion shtesë, sqarim profesional, asistencë teknike apo dokumentacion udhëzues të nevojshëm për plotësimin korrekt të aplikimit.

Nga Shërbimi i Urbanizmit theksojnë se mbeten në dispozicion të qytetarëve dhe se do të ofrojnë mbështetje të plotë gjatë gjithë procesit të regjistrimit të objekteve.