Zbulohen tre kandidatët e parë të “Koalicionit Shqiptar” për zgjedhjet e 25 tetorit
LUGINA E PRESHEVËS – Janë bërë të ditur tre emrat e parë që pritet të jenë pjesë e listës së përbashkët shqiptare “Koalicioni Shqiptar”, me të cilën subjektet politike shqiptare të Luginës së Preshevës do të garojnë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, të planifikuara për 25 tetor.
Sipas informacioneve të bëra publike deri tani, tre kandidatët e parë në listë janë:
- Shaip Kamberi – PVD, Bujanoc
- Visar Mehmeti – APN, Preshevë
- Bajram Mustafa – PD, Medvegjë
Në vijim të listës pritet të jetë edhe një kandidat i propozuar nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH). Megjithatë, deri më tani PDSH nuk ka bërë publik emrin e kandidatit që do ta përfaqësojë në listën e përbashkët.
Formimi i “Koalicionit Shqiptar” vjen pas marrëveshjes së arritur ndërmjet disa subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës, me synimin për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.
Lista pritet të plotësohet me kandidatët e subjekteve të tjera pjesëmarrëse, ndërsa emrat përfundimtarë dhe renditja e plotë pritet të bëhen publike në vijim.