Xhelal Sveçla: Arrestohen 16 persona të dyshuar për spiunazh në Kosovë – Katër prej tyre oficerë aktivë të shërbimeve serbe

Publikuar 1 vit më parë

Prishtinë, 6 prill 2025 – Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për arrestimin e gjithsej 16 personave gjatë një operacioni të përbashkët të organeve të sigurisë më 5 dhe 6 prill 2025. Të arrestuarit dyshohet se janë të lidhur me strukturat e inteligjencës ushtarake të Serbisë, përfshirë edhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

https://www.facebook.com/share/p/1ArDqwUnMq/?mibextid=wwXIfr

Sipas njoftimit të ministrit Sveçla, grupi i parë prej katër personash është arrestuar në Gjakovë, ku gjatë kontrollit të automjetit të tyre janë gjetur harta të Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë në Banjskë, dy thika, një sopatë dhe një dritë rotative. Të njëjtit janë ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë.

Grupi i dytë, i përbërë nga 12 persona, është ndaluar në Prizren, në ambientet e Seminarit Ortodoks të Bogosllavisë. Edhe në këtë grup ndodheshin dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe. Hetimet e para tregojnë se njëri prej tyre ka lidhje të afërta familjare me Nemanja Radivojevic, i njohur si “Gandi”, anëtar i grupit terrorist të Banjskës. Tjetri, një kapiten i klasit të parë, është i lidhur me ish-gjeneralin e inteligjencës ushtarake serbe, Jovan Milanovic.

Sveçla paralajmëroi se përdorimi i ambienteve fetare për strehim dhe organizim mund të jetë një përpjekje për kamuflim dhe nxitje të tensioneve ndëretnike në Kosovë.

Ministri theksoi se hetimet janë në zhvillim dhe institucionet e sigurisë do të mbajnë të informuar opinionin publik. Ai gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

A1info