Xhade Fest i tretë ndriçoi Preshevën – një sukses i Livrit me mbështetje të gjerë ndërkombëtare e lokale (Foto galeri)
Organizata joqeveritare Livrit ka përmbyllur me sukses edicionin e tretë të Xhade Fest, një ngjarje kulturore e cila solli puls dhe energji të re për qytetin e Preshevës. Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook, organizatorët falënderuan publikun, artistët dhe mbështetësit që bënë të mundur realizimin e këtij edicioni.
“Xhade Fest ka puls, Presheva ka energji ❤️🔥. Edicioni i 3-të dëshmoi se edhe një ekip i vogël mund të krijojë diçka të madhe kur ka pasion dhe besim. Qyteti u ndriçua me instalacione 3D Mapping dhe me ritme që bashkuan shpirtrat, energjinë dhe lëvizjen,” – thuhet në postimin e Livrit.
Mirënjohje të veçantë organizatorët shprehën për donatorët që e bënë të mundur festivalin: British Council, Heartefact, Pro Peace, OSCE, ZPR Preshevë, si dhe Komuna e Bujanocit.
Xhade Fest po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një hapësirë unike ku arti, muzika dhe njerëzit bashkohen për ta bërë Preshevën të shkëlqejë. Organizatorët tashmë kanë paralajmëruar se edicioni i radhës do të mbahet në vitin 2026.










