Vuk Drashkoviq reagon ashpër kundër presidentit Vuçiq: “Ai legjitimoi krimet e Beretave të Kuqe”
Ish-lideri i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviq, ka reaguar ashpër ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e akuzuar se me praninë e pjesëtarëve të “Beretave të Kuqe” në parkun Pionirski, ai ka legjitimuar krimet e kësaj njësie famëkeqe.
“Duke i ftuar nën dritaret e presidencës veteranët e ‘Beretave të Kuqe’, një njësi terroriste që u shpërbë pas vrasjes së Zoran Gjingjiqit, dhe që më parë kishte vrarë Ivan Stamboliqin, Slavko Çuruvijën dhe kishte kryer masakrën në autostradën e Ibarit, Aleksandar Vuçiq, deshi apo nuk deshi, u dha mirënjohje vrasësve për të gjitha krimet e tyre. E tmerrshme!”, tha Drashkoviq.
A1 info