VUÇIQ: TRE EMRA TË MUNDSHËM PËR QEVERINË E RE TË SERBISË
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se janë tre-katër emra kandidatësh për qeverinë e re dhe se do të diskutojë vetëm me ato parti që janë të interesuara, për të mos krijuar cirk. Burimet e Danas-it bëjnë të ditur se të tre kandidatët që janë aktualisht në qarkullim për pasardhës të Vuçeviqit janë të lidhur me diasporën, përkatësisht me SHBA-në, bën të ditur Danas, përcjell A1info.
Ata janë Branko Milanoviq, Desko Nikitoviq dhe Ivan Trifunoviq nga iniciativa Pupin. Burimet e Danas, theksojnë se shanset më të mëdha i ka Nikitovic, një amerikan i rritur në Çikago, me sugjerimet më të shumta nga progresistët.
Emrin e kandidatit të ri për kryeministër mund ta mësojmë që në javën e ardhshme, kur Vuçiq të kthehet nga Brukseli dhe të konsultohet, siç tha ai, me njerëz të partive politike.