VUÇIQ PREMTON: PAGA MINIMALE 600EURO, PAGAT MESATARE 1,200 EURO
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se paga minimale në Serbi do të arrijë në 600 euro nga 1 janari, ndërsa paga mesatare neto pritet të shkojë në 1,200 euro deri në fund të vitit. Sipas tij, pagat mesatare janë rritur me 72%, ndërsa rritja reale, pas zbritjes së inflacionit, është rreth 57%.
Vuçiq tha gjithashtu se nga 1 dhjetori pensionet do të rriten me 7.5%. Kështu, pensioni prej 40.000 dinarësh do të bëhet 43.000, ai prej 50.000 do të arrijë 53.750, ndërsa pensioni prej 30.000 dinarësh do të bëhet 32.500 dinarë.
Ai përmendi edhe pagat në sektorin shëndetësor: mjeku specialist 191.272 dinarë, mjeku i përgjithshëm 152.759 dinarë dhe infermierja 103.234 dinarë.