Vuçiq: Më respektojnë më shumë se çdo lider tjetër në rajon, por nuk do ta njoh Kosovën

Publikuar 1 vit më parë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se gëzon respekt më të madh nga Bashkimi Evropian sesa çdo lider tjetër në rajon, përfshirë ata që pretendojnë se kanë avancuar më shumë në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Në një intervistë për televizionin “TV Pink”, Vuçiq ka theksuar se Serbia, ndonëse përballet me sfida të mëdha si çështja e Kosovës dhe marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën, vazhdon të shtyjë përpara agjendën evropiane. Ai ka theksuar se nuk e ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës dhe nuk dëshiron t’i prishë raportet me Federatën Ruse dhe Republikën Popullore të Kinës.

“Ata më respektojnë shumë dhe prandaj po shtyjmë përpara agjendën evropiane dhe po bëjmë gjithçka që është e mundshme. Por i di kufizimet me të cilat përballemi. Janë të natyrës objektive – lidhen me pavarësinë e Kosovës dhe raportet tona tradicionale me Kinën dhe Rusinë, që unë s’dua t’i prish,” tha Vuçiq.

Lidhur me situatën në Kosovë, ai tha se populli serb atje e ndien mbështetjen e tij dhe u zotua se, edhe nëse mbyllen dyqanet apo institucionet, do të gjenden mënyra për të siguruar paga dhe përfitime për serbët lokalë.

Vuçiq është një nga të paktët liderë në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Së fundmi, ai mori pjesë në ceremoninë e “Ditës së Fitores” në Moskë, çka nxiti kritika nga zyrtarë evropianë. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas, deklaroi se pjesëmarrja e Vuçiqit në këtë ngjarje “nuk pranohet lehtë” nga shtetet anëtare të BE-s