Vuçiç njofton dorëheqjen nga posti i presidentit më 27 shtator
Beograd – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga posti i presidentit më 27 shtator.
Gjatë një interviste për televizionin serb Pink, Vuçiç deklaroi se në mbrëmjen e 27 shtatorit do t’u drejtohet qytetarëve për t’i falënderuar për mbështetjen gjatë viteve të tij në detyrë.
“Dua t’ju njoftoj se më 27 shtator do të jap dorëheqjen nga posti i presidentit. Atë mbrëmje do t’u drejtohem qytetarëve dhe do t’i falënderoj për mbështetjen”, deklaroi Vuçiç.
Ai tha se gjatë ushtrimit të detyrës i ka shërbyer me përkushtim Serbisë dhe qytetarëve të saj. Vuçiç theksoi gjithashtu se ka qenë presidenti që ka qëndruar më gjatë në këtë post që nga vendosja e sistemit shumëpartiak në Serbi.
Gjatë intervistës, presidenti serb foli edhe për protestat studentore dhe Listën Studentore. Ai pretendoi se pas kësaj liste qëndrojnë politikisht ish-kreu i Partisë Demokratike, Bojan Pajtiç, dhe ish-zëvendëspresidenti i saj, Dushan Petroviç.
Deklarata e Vuçiç vjen në një periudhë të tensionuar politike në Serbi, ku protestat studentore dhe kërkesat për ndryshime politike kanë qenë në qendër të debatit publik.