Vuçeviq: Politikat fashizoide të Kurtit po i dëbojnë serbët nga Kosova – kërkoj reagim urgjent ndërkombëtar

Publikuar 1 vit më parë

Deklaratë nga kreu i SNS-së, Milosh Vuçeviq

Beograd, 21 prill 2025 – Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Milosh Vuçeviq, ka akuzuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e cilësuar politikën e tij si “fashizoide”, e cila, sipas tij, ka detyruar mijëra serbë të largohen nga Kosova për shkak të diskriminimit dhe dhunës në rritje.

Në një deklaratë të publikuar në Instagram, Vuçeviq ka përkujtuar një incident të ndodhur në Krishtlindjen e dy viteve më parë, kur sipas tij, “u qëllua mbi fëmijë serbë që mbanin badnjak në duar” dhe ka theksuar se askush nuk është mbajtur përgjegjës për këtë akt.

“Edhe tani, në ditën e dytë të Pashkëve, Kurti vazhdon me hakmarrje ndaj serbëve, duke i arrestuar nën pretekstin e rremë të krimeve të luftës,” – ka thënë Vuçeviq.

Ai ka deklaruar se Kurti, pas një dështimi politik në Kosovë, po vazhdon me arrestime dhe shpikje të rreme kundër serbëve, duke i akuzuar për krime vetëm pse janë serbë dhe nuk pranojnë të braktisin vendlindjet e tyre.

“Për të, serbët janë një popull gjenocidal. Këtë e ka dëshmuar përsëri, duke mos i lënë as të festojnë në paqe Pashkët,” – ka shtuar ai.

Vuçeviq ka theksuar se Boban T. nga Lipjani dhe Nadica Ç., të cilët janë arrestuar së fundmi, kanë marrë ndihmën e nevojshme juridike dhe se autoritetet serbe po e ndjekin me kujdes zhvillimin e situatës.

Ai përfundoi deklaratën duke thënë se, ndryshe nga regjimi në Prishtinë, Serbia është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon, dhe nuk do të lejojë kurrë përndjekjen apo dëbimin e popullit të saj.

“E dënoj ashpër arrestimin e serbëve dhe kërkoj reagim urgjent nga bashkësia ndërkombëtare,” – përfundoi Vuçeviq.

Burimi kosovaonlie, përcjell A1 info