VRITET POLICI NË KAÇANIK !

Publikuar 1 vit më parë

Polici, Muhamed Lika, mbeti i vrarë mbrëmjen e 1 prillit në hyrje të banesës së tij në Kaçanik.
I dyshuari për vrasjen e tij gjendet ende në arrati, raporton Lajmi net, përcjell A1info.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli po ashtu shtoi se ende nuk dihen motivet e kësaj vepre të rëndë.

Rreshteri Muhamet Lika u qëllua për vdekje mbrëmjen e së martës në Kaçanik.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00, në afërsi të banesës së tij.

Rastin mbrëmë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, që pohojnë se incidenti ka ndodhur në rrugën “Idriz Seferi”.

Viktima Lika ishte duke hyrë ndërtesën ku banon, në momentin kur ndodhi sulmi me armë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt tha se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka transportuar viktimën në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga mjekët.

Rrethanat e vdekjes janë akoma të paqarta.

“Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti”, tha ai.