VLORA ÇITAKU: KURTI ME VETËDIJE KA VENDOSUR T’I SHËRBEJË PROKURORISË NË HAGË!

Publikuar 10 muaj më parë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në largim, Albin Kurti rreth ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se Kurti me vetëdije të plotë ka vendosur t’i shërbejë Prokurorisë në Hagë, njofton Nacionale, përcjell A1info..

Në mes të tjerash, Çitaku shkruan, se “Albin Kurti, me vetëdije të plotë, ka vendosur sërish t’i shërbejë Prokurorisë në Hagë, kësaj radhe duke sulmuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Madje, ka pasur guximin të thotë se ne i vizitojmë për të marrë “instruksione”.

Kjo nuk është as politikë, as rastësi. Është qëllim i pastër dhe vazhdimësi e një fushate të kahmotshme që Kurti e ka ndërtuar mbi përbaltjen e të tjerëve, sidomos të atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

Një njeri që nuk e ka as edhe një mik të vetëm, nuk mund ta kuptojë se njerëzit mund të kenë marrëdhënie miqësore, njerëzore, jo vetëm kontrata dhe urdhra. Instruksione, Albin, jep ti, në partinë tënde që nuk e udhëheq, por e sundon. Në Vetëvendosje nuk ka as debat, as mendim ndryshe, vetëm një zë: tëndin” – ka shkruar ajo.

Çitaku ka theksuar se në PDK ka diskutim e mendim kritik, gjë që është “mendësi e huaj” për Albin Kurtin.

“Në PDK është ndryshe. Ka diskutim. Ka mendim kritik. Ka demokraci. E kuptoj që kjo mendësi është e huaj për ty, sepse ti ke ndërtuar një model autoritar, ku çdo mendim tjetër është “armik”.

Dhe, sa për ta mbyllur këtë temë: Kryetar e kemi Memli Krasniqin. Një lider që ka legjitimitet, respekt dhe besim, brenda dhe jashtë partisë. Ta heqim këtë merak.

Ndërkohë, ti vazhdo qaj e vajto. Se për rezultate nuk ke çka flet, sepse nuk ke asnjë”, ka shkruar ajo në faqen e saj në fb.