Vjedhje në një argjendari në Preshevë, ndalohen të dyshuarit në hyrje të Bujanocit

Publikuar 1 muaj më parë

Një vjedhje ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në një argjendari në Preshevë, ku persona të panjohur kanë arritur të marrin një sasi ari dhe të largohen nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve jozyrtare të siguruara nga Preshevacom, të dyshuarit nuk janë vërejtur menjëherë nga stafi i lokalit, çka u ka mundësuar atyre të largohen pa u penguar.

Burimet bëjnë të ditur se në këtë rast dyshohet të jenë përfshirë dy burra, një grua dhe një fëmijë. Ata dyshohet se janë larguar me një veturë të tipit Volkswagen Golf 6 me targa të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Falë sistemit të kamerave të sigurisë në qytet, automjeti është identifikuar dhe më pas është ndaluar në hyrje të Bujanocit. Personat e dyshuar aktualisht ndodhen në stacion policor, ku po intervistohen nga autoritetet.

Rasti mbetet nën hetim, ndërsa pritet që organet kompetente të japin më shumë informacione pas përfundimit të procedurave të para hetimore.