Visar Memeti: Pushteti refuzoi amendamentin prej 85 mijë eurosh për renovimin e Shkollës Fillore “Ibrahim Kelmendi”

Publikuar 3 javë më parë

Kryetari i APN-së, Visar Memeti, ka publikuar fotografi të gjendjes së Shkollës Fillore “Ibrahim Kelmendi”, duke e cilësuar pamjen e saj si të mjerueshme dhe duke kritikuar pushtetin për refuzimin e një amendamenti për renovimin e fasadës.

Sipas Memetit, opozita kishte propozuar ndarjen e 85 mijë eurove përmes amendamentit në rishikimin e fundit të buxhetit, me qëllim që renovimi i fasadës së shkollës të financohej nga buxheti i Republikës së Kosovës.

“Qëllimi ishte i thjeshtë, t’i jepet fund kësaj pamje të mjerueshme të kësaj shkolle mu në zemër të qytetit. Por edhe ky propozim u refuzua nga ky pushtet”, ka shkruar Memeti.

Ai ka drejtuar kritika ndaj qeverisjes, duke e krahasuar atë me gjendjen e objektit shkollor.

“Ky pushtet i ngjan pikërisht kësaj fasade të rrënuar dhe të zymtë, i degraduar, pa vizion dhe me mendjen vetëm te interesat e veta, e jo edhe te fëmijët tanë”, ka deklaruar kryetari i APN-së.

Postimi i Memetit është shoqëruar me fotografi që tregojnë gjendjen aktuale të fasadës së Shkollës Fillore “Ibrahim Kelmendi”, duke rikthyer në vëmendje nevojën për investime në infrastrukturën arsimore.