Visar Memeti: Pushteti po e rëndon diasporën me rritjen e faturave të mbeturinave

Publikuar 1 muaj më parë

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Visar Memeti, ka reaguar përmes një postimi publik, duke akuzuar pushtetin lokal për rritjen e faturave të shërbimit të mbeturinave për qytetarët që jetojnë në diasporë.

Sipas Memetit, faturat që kanë nisur të shpërndahen këtë vit për diasporën janë rritur në 8.000 dinarë, ndryshe nga viti i kaluar, pa asnjë paralajmërim paraprak.

Ai thekson se bashkatdhetarët, të cilët zakonisht kalojnë vetëm rreth tri javë në vendlindje gjatë vitit, detyrohen të paguajnë këtë shumë për shërbimet e ndërmarrjes “Moravica”.

Në reagimin e tij, Memeti rikujton se vitin e kaluar “Moravica” kishte kërkuar mbështetje financiare nga diaspora për hapjen e dy bunarëve, ndërsa tani, sipas tij, e njëjta diasporë po përballet me fatura të dyfishuara.

Ky reagim është shoqëruar edhe me kritika të ashpra ndaj pushtetit lokal, të cilin Memeti e akuzon për keqmenaxhim dhe rëndim të barrës financiare mbi diasporën.