VISAR MEMETI: PUSHTETI LOKAL NË MËNYRË TINZARE KA RRITUR ÇMIMIN E SHËRBIMEVE TË UJIT DHE TË MBETURINAVE

Publikuar 1 vit më parë

Kryetari i APN-së, Visar Memeti në postimi ne tij në facebook ka kritikuar pushtetin lokal, lidhur me  rritjen e çmimeve për shërbimet publike në ndërmarrjen Publike “Moravica” në Preshevë.
Sipas Memetit, pushteti ka ngritur çmimet për 25%, popullatës së varfër, e cila çdo ditë po përballet me vështirësi të shumta sociale dhe ekonomike.
Visar Memeti në postimin e tij shkruan:
“PUSHTETI LOKAL NË PRESHEVË, NË MËNYRË TINZARE DHE PA ASNJË PARALAJMËRIM, KA RRITUR ÇMIMIN E SHËRBIMEVE TË MBETURINAVE DHE UJIT ME 25%!
Të gjithë jemi dëshmitarë për angazhimin e kryetares sonë në fushatën zgjedhore në Kosovë, ku Komunën e Preshevës e ka lënë në plan të dytë. Megjithatë, herë pas here, ajo është ndalur kalimthi në zyrën e saj në Komunën e Preshevës, vetëm për të nënshkruar ndonjë dokument ose për të miratuar ndonjë situatë të përgatitur nga kryetari tjetër.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal, derisa kryetarja jonë krenohej me lirimin e disa bujqve nga pagesa javore prej 200 dinarësh, nuk e ka parë fare të arsyeshme ta njoftoj opinionin për rritjen e çmimit të mbeturinave dhe ujit. Edhe atë, jo me 5% apo 10%, por me plot 25%!
Derisa kryetarja jonë vazhdon të mos e paguaj veç një kohë të gjatë shërbimet për mbeturinat, po e njejta ka bërë një rritje enorme të çmimit për një komunë të varfër si Presheva, e cila tashmë përballet me sfida të shumta ekonomike dhe sociale.
Një veprim i tillë ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek qytetarët, të cilët tashmë përballen me vështirësi të shumta ekonomike.
Mungesa e transparencës në vendimmarrje dhe anashkalimi i qytetarëve në çështje kaq të rëndësishme tregon edhe një herë qasjen e papërgjegjshme të këtij pushteti të zorit dhe imponimit.”
a1info