VISAR MEMETI: NGA PUSHTETI AKTUAL, ASGJË PËR T’U ÇUDITUR !

Publikuar 1 vit më parë

Kryetari i APN-së, Visar Memeti, ka reaguar lidhje me pikat e rendit të ditës së mbledhjes së Këshillit Komunal të Preshevës, veçmas lidhur me rishikimin e buxhetit dhe të tjera.

Ai në faqen e tij ashkruan:

“RISHIKIMI I RADHËS I BUXHETIT NGA PUSHTETI AKTUAL, ASGJË PËR T’U ÇUDITUR
Dje është mbajtur mbledhja e Këshillit komunal, ku një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte inicimi i rishikimit të buxhetit për vitin 2025, ende pa filluar siç duhet viti i ri kalendarik, ku as edhe një projekt nuk është realizuar në interes të qytetarëve të komunës sonë.
Ky është tashmë rishikimi i katërt i buxhetit brenda pesë seancave të Kuvendit komunal, pa llogaritur seancën konstituive.
Një situatë e tillë është dëshmi e qartë e mungesës së aftësisë së planifikimit të mirëfilltë financiar nga binomi Ardita-Ragmi, pasi shihet qartë buxheti vazhdon të trajtohet si kuletë private në mënyrë të pavarur dhe të pa koordinuar nga dy kryetarët e komunës.
Edhe pse ky pushtet lokal tashmë gati po i bënë një vit në krye të komunës, vazhdon të tregojë mungesë efektiviteti në të gjitha sferat.
Duket qartë se drejtuesit aktual nuk kanë vizion të qartë, si dhe nuk ndjejnë përgjegjësi institucionale e publike për këto që po bëjnë, duke e lënë komunën dhe institucionet tjera në një gjendje të paqëndrueshme financiare.”

A1info