Vetëm 420 vota në gjithë Kosovën: Ragmi Mustafi ndër kandidatët më pak të votuar të VV-së pas numërimit të rreth 10% të votave

Publikuar 2 muaj më parë

Prishtinë – Sipas rezultateve preliminare pas numërimit të rreth 10 për qind të votave, Ragmi Mustafi, këshilltar për Luginën e Preshevës në Qeverinë Kurti dhe kandidat në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, renditet ndër kandidatët më pak të votuar të subjektit të tij politik.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, Mustafi ka siguruar vetëm 420 vota në nivel të Kosovës, duke u pozicionuar në pjesën e fundit të listës së kandidatëve më të votuar të Vetëvendosjes.

Rezultatet e para tregojnë se ai nuk ka arritur të sigurojë mbështetje të gjerë elektorale, pavarësisht përkrahjes publike që ka pasur nga kryeministri Albin Kurti gjatë angazhimit të tij politik.

Veçanërisht bie në sy rezultati në Gjilan, ku deri tani Ragmi Mustafi ka marrë vetëm 52 vota, ndonëse në këtë komunë jetojnë mijëra qytetarë me prejardhje nga Lugina e Preshevës.

Megjithatë, duke qenë se deri më tani është numëruar vetëm një pjesë e vogël e votave, rezultatet mbeten preliminare dhe mund të ndryshojnë me vazhdimin e procesit të numërimit.