VËREJTJE ME SHKRIM PËR TRE GAZETARËT E RTK-SË

Publikuar 1 vit më parë

Nuk e transmetuan një kronikë për Kurtin, raportohet se Rilind Gërvalla ka dënuar tre gazetarë RTK-së
Një kronikë në të cilën ka sqarime se a duhet t’i thuhet Kurtit kryeministër në detyrë apo jo, ka rezultuar me pasoja për tre gazetarë të RTK-së. Siç raporton Nacionale përmes burimeve; Jehona Zhitia, Arton Mulliqi dhe Valon Bajrami, janë dënuar nga drejtori i TV-së në RTK, Rilind Gërvalla, transmeton Shekulli.info, përcjell A1info.
Sipas këtij portali, kjo erdhi pasi të njëjtit, nuk e kishin transmetuar një kronikë në edicionin e lajmeve të orës 23:00.
Kronika ndërlidhej me një Email të cilin me datë 26 shkurt e kishte dërguar redaktori Besart Galica. Ai urdhëronte që Kurtit të mos i thuhej kryeministër në detyrë.
Më tej thuhet se, në po të njëjtën ditë, RTK-ja kishte transmetuar një kronikë për këtë temë, duke iu referuar Zyrës Ligjore të Qeverisë, si Zyra Ligjore e Kosovës. Më pas, kishin intervistuar edhe dy përfaqësues nga shoqëria civile, dhe u transmetua kronika “RTK në të drejtën e vet”. Kjo për të mbrojtur qasjen e saj se Kurti nuk është kryeministër në detyrë.
Kjo kornikë në atë ditë, nuk ishte transmetuar në edicionin e lajmeve të orës 23:00, ku përgjegjës ishin Arton Mulliqi, Valon Bajrami dhe Jehona Zhitia. Kjo konfirmohet edhe nga edicioni që është publik. Aty kronika nuk është transmetuar, dhe në fund emrat e Mulliqit, Bajramit dhe Zhitisë, shfaqen në fund të edicionit.
Kaq mjaftoi që RTK-ja t’i nisë ndaj të treve procedurat për t’i disiplinuar.
Ndaj të treve RTK-ja ka shqiptuar masën Vërejtje me Shkrim.
Vendimi sipas burimeve të gazetës është nënshkruar nga drejtori Rilind Gërvalla, një militant, ish-anëtar, e përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje. Emërimi i tij në pozitën e drejtorit ishte kritikuar nga organizata vendore e ndërkombëtare.
Rekomandimi fillestar ka ardhur nga redaktori Besart Galica, i cili i pari kishte nisur Emailin urdhërues se Kurtit nuk duhet t’i thuhet kryeministër në detyrë.
Rekomandimin final e ka dhënë U.D kryeredaktori, Milaim Shefkiu.