Vendoset gurthemeli i projektit “Hambari i Luginës” në Bujanoc

Publikuar 12 muaj më parë

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, mori sot pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të projektit “Hambari i Luginës”, një iniciativë e Unionit të Afaristëve “Vizioni”. Projekti konsiderohet një investim i rëndësishëm për zhvillimin bujqësor dhe ekonomik të komunës së Bujanocit dhe të gjithë Luginës së Preshevës.

Sipas Pajazitit, “Hambari i Luginës” do të përmirësojë kushtet e fermerëve lokalë, do të lehtësojë ruajtjen dhe plasmanin e produkteve vendore, si dhe do të hapë vende të reja pune për banorët e zonës.

Kryetari Pajaziti falënderoi të gjithë kontribuuesit që po ndihmojnë në realizimin e këtij projekti me vlerë të madhe për komunën dhe rajonin.