Vazhdon mashtrimi i Ardita Sinanit dhe Ragmi Mustafës – Projekti i ALTERNATIVËS po shitet si i tyre!

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 21 maj 2025 – Pas një viti të plotë në pushtet, qeverisja aktuale e udhëhequr nga Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafa nuk ka sjellë asnjë projekt të ri me vulën e tyre. ZERO projekte të iniciuara dhe realizuara nga vetë ata! Për të fshehur këtë paaftësi alarmante, tashmë janë kthyer në një praktikë të zakonshme: të përvetësojnë dhe të shiten me projektet e qeverisjes së kaluar, të ALTERNATIVËS.

Rasti më i fundit është ai i transferstacionit modern për menaxhimin e mbeturinave, një projekt i ideuar, dizajnuar dhe miratuar gjatë mandatit të Alternativës, në bashkëpunim me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW). Ironikisht, në atë kohë Ardita dhe Ragmi ishin kundërshtarë të deklaruar të këtij projekti, duke e penguar dhe vonuar zbatimin e tij. Sot, pasi nuk kanë çfarë të ofrojnë vetë, e shpallin këtë projekt si “sukses të tyre personal”.

Dje, në Këshillin Komunal, u krijua ekipi punues për implementimin e këtij projekti. Edhe aty, “ekspertiza” e zgjedhur nuk befason askënd – pozitat kyçe mbeten të rezervuara për njerëz të afërt të pushtetit aktual, përfshirë dhëndrin dhe djalin e vëllait të Ragmi Mustafës, që janë emra të zakonshëm në çdo komision, tender apo grup punues.

Kjo sjellje e vazhdueshme dëshmon qartë: nuk kemi të bëjmë me qeverisje vizionare për qytetarët, por me menaxhim të interesave familjare dhe përfitime personale.

Alternativa për Ndryshim do të vazhdojë të denoncojë çdo formë të keqqeverisjes dhe manipulimit publik, duke mbrojtur transparencën, projektet e vërteta zhvillimore dhe interesin qytetar.