VALBONA SELIMI HASANI ME LIBRIN “ NË VATRËN E KUJTIMEVE”

Publikuar 5 muaj më parë

Doli nga shtypi libri më i ri me poezi, i poetes Valbona Selimi Hasani me titull “Në vatrën e kujtimeve”, përgatitur për shtyp nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë, botues Lena” në Prishtinë, 2026.

Shkrimtari, Bilall Maliqi, redaktor i librit, shprehet se Valbona Hasani, është  një poete, e cila rrallë boton, por mundohet që të sjell para lexuesve poezi të angazhuara, me rritje graduale, në krahasim me librin paraprakë me poezi.

Sikur në librin e parë, edhe në librin e dytë, me titull “Në vatrën e kujtimeve”,  Valbona, vazhdon të japë kontributin e saj në poezi, me prurje të reja dhe gjetje motivuese, të cilat i ka shpërndarë nëpër poezitë e këtij libri.

Poezitë si tërësi kanë forcën shprehëse, porosinë, kanë trazimin e brendshëm shpirtëror, të cilin autorja e derdh brenda vargjeve poetike, të cilat japin pasqyrim real, shtrirë nëpër shiritin e jetës.

Poezitë janë të drejtpërdrejta.. Brenda tyre ka autoktoni, kthim në lashtësi, ëndrra, shpresa për mirësi në ditët tona.

Poezitë kanë figuracion të duhur brenda vargjeve, si: krahasimi, përsëritja, shkallëzimi etj. Po ashtu vargjet brenda poezive korrespondojnë natyrshëm dhe kanë lidhëshmëri semantike.

A1info