URSULA VON DER LEYEN NUK DHA SHPRESË PËR HEQJEN E SANKSIONEVE!

Publikuar 2 javë më parë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen, nuk ka dhënë ndonjë shpresë për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës, njofton, Nacionale, përcjell A1info.

Në mesazhet që ka dhënë pas takimit me liderët shtetërorë, ajo fare nuk ka përmendur çështjen e masave ndëshkuese që i janë vendosur Kosovës në qershor të vitit 2023. As presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk kanë treguar nëse zyrtarja e lartë evropiane ka shprehur ndonëj gatishmëri për heqjen e sanksioneve.

Presidentja e Komisionit Evropian vetëm ka bërë me dije Kosova duhet të ulë tensionet dhe të ndërtojë institucione të sigurta.

Për këtë, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ndërtimin e institucioneve të sigurta. Të depërshkallëzojë tensionet në shtet. Dhe po ashtu, Kosova duhet t’i finalizojë hapat e domosdoshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes”, ka shkruar ajo.

Presidentja Vjosa Osmani ka treguar se me zyrtaren e lartë të BE-së kanë folur për heqjen e masave, por nuk ka dhënë shumë detaje.

Në profilin e saj në “Facebook”, pas takimit me presidenten e KE-së, Osmani ka treguar temat që kanë diskutuar.

Kosova është gati të ecë përpara me përkushtim, me reforma të suksesshme dhe me besim të palëkundur në të ardhmen evropiane. Kënaqësi e veçantë ta mirëpres sërish sot në Republikën e Kosovës Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Së bashku diskutuam për zbatimin e Planit të Rritjes, për rëndësinë e heqjes së masave të padrejta ndaj vendit tonë, si dhe për hapat tutje në rrugën drejt integrimit tonë në Bashkimin Evropian. Mbështetja e Komisionit Evropian për Kosovën në këtë proces mbetet thelbësore”, ka shkruar Osmani.