ULTRA EKSKLUZIVE në Rubikon: Hashim Thaçi flet nga Haga në intervistën më të rëndësishme të jetës së tij

Publikuar 1 vit më parë

Ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, rikthehet në ekran pas një periudhe pesëvjeçare paraburgimi në Hagë. Në një intervistë të gjatë dhe me peshë të jashtëzakonshme për emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin, Thaçi flet për herë të parë publikisht pas ndalimit të tij.

Intervista, e cila konsiderohet si një nga më të rëndësishmet në 21 vitet e emisionit Rubikon, është zhvilluar drejtpërdrejt nga qelia e paraburgimit në Hagë dhe sjell rrëfime të thella, reflektime të sinqerta dhe qëndrime të qarta mbi çështje kyçe të historisë dhe së ardhmes politike të Kosovës.

Çfarë do të dëgjoni në intervistë:

Si e ka përjetuar Hashim Thaçi qëndrimin pesëvjeçar në Hagë? A e konsideron gabim votimin për themelimin e Dhomave të Specializuara? A ishte i vetëdijshëm se mund të akuzohej edhe vetë, dhe si do të votonte sot? A ka qenë, siç është akuzuar, “i dëgjueshëm ndaj amerikanëve”? Çfarë ka përfituar Kosova nga bashkëpunimi i tij me shtatë presidentë dhe tetë sekretarë amerikanë të shtetit? A ndjehet i tradhtuar nga Perëndimi? Si e sheh qeverisjen aktuale të Albin Kurtit? Çfarë thotë për sulmin në Banjskë dhe ikjen e sulmuesve nga Kosova? A do të kthehet në politikë? Çfarë planifikon të bëjë sapo të kthehet në Kosovë? Çka thotë për marrëdhëniet Kosovë–Shqipëri dhe për Edi Ramën? Si e përjetoi vizitën e fundit në varrin e babait?

Kjo intervistë prek për herë të parë edhe procesin gjyqësor në Hagë, ndjesinë e të qenit larg familjes, por edhe vizionin e Thaçit për të ardhmen politike të Kosovës.

🎥 Intervista ekskluzive do të transmetohet së shpejti në Klan Kosova.