Ukraina gati për armëpushim: Zelensky në Arabinë Saudite përpara bisedimeve me SHBA-në

Publikuar 1 vit më parë

Administrata Trump beson se Ukraina është “gati të ecë përpara” me një proces armëpushimi, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndodhet në Arabinë Saudite për një vizitë shtetërore, përpara bisedimeve të rëndësishme mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas që pritet të zhvillohen të martën.

“Ne shpresojmë për rezultate, si në afrimin e paqes ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme,” deklaroi Zelensky të dielën në mbrëmje.

Këto bisedime vijnë në një moment kritik, pasi Zelensky po përballet me presion ndërkombëtar për të bërë lëshime përpara çdo marrëveshjeje paqeje, sidomos pas pauzës në ndihmën ushtarake amerikane dhe shkëmbimin e inteligjencës mes dy vendeve.

Tranmeton Koha, përcjell A1 Info.