Udhëzime për e-Administratën dhe Nënshkrimin Elektronik nga data 12 deri më 16 maj
Nga data 12.05.2025 deri më 16.05.2025, çdo ditë nga ora 16:00 deri në 18:00, në ambientet e A1 Info, do të zhvillohen udhëzime dhe njoftime praktike mbi përdorimin e e-Administratës dhe nënshkrimit elektronik.
Këto sesione informuese janë të hapura për të gjithë qytetarët dhe synojnë të rrisin aftësinë e përdorimit të shërbimeve digjitale në administratën publike, si dhe mënyrën e nënshkrimit elektronik të dokumenteve.
Pjesëmarrja është e lirë dhe inkurajohet për të gjithë ata që duan të përfitojnë nga lehtësitë që ofron digjitalizimi i shërbimeve publike.
Ju mirëpresim!