U PËRURUAN DISA VEPRA TË SHKRIMTARIT DHE TEOLOGUT TË NJOHUR ZEKERIJA IDRIZI !
Prishtinë, 28.02.2025
Në Institutin Albanologjik në Prishtinë sot ishin prezent AJKA e KOMBIT – Elita e intelektualëve, poetëve e shkrimtarëve nga gjitha hapësirat shqiptare.
Moderatori, Prof. Abdullah Blakçori shkëlqeu në moderim, kurse Mjeshtri i Madh Xhevat Limani mbajti një fjalim impozant në adresë të krijimtarisë studimore e letrare të autorit.
Botuesi im Mr. Fatmir Halimi i “Prokultpress” foli në mënyrë konçize dhe gjenerale për librat e mi, kurse miku dhe recenzenti im, shkrimtari, Bilall Maliqi foli për pikat bosht të librave të mi. Foli me konsideratë edhe krijuesi z. Ali Daci…
Promovimin e zbukuruan në veçanti zonjat krijuese: e çelikta Flora Brovina, Vahide Halimi, Rabije Bytyqi, Rabije Berisha, Minire Rukovci Hyseni, Bahrije Qerimi Spanca, Nazmije Hasani, Saranda Halimi, Sibel nga Shkodra dhe shkrimtarët: Bedri Tahiri, Lan Qyqalla, Kryetari I ABC Poetike Vullnet Sadiku, Mumin Z. Shutaj, Ali Daci, Zymer H. Haliti, Shaqir Foniqi, Dardan Berisha, Qerkin Kuqi, Muje Berisha, Arber Berisha, Osman Berisha, Fadil H. Curri etj.
Pati interpretim të një kënge magjike nga rapsodi i spikatur Tahir Seferi…
A1info