U ngjyrosën vizat e bardha pranë shkollave në Preshevë për sigurinë e nxënësve
📍 Për sigurinë e nxënësve, sot janë ngjyrosur vizat e bardha pranë shkollave në qytetin e Preshevës.
Ky hap, ndonëse i vogël, ka rëndësi të madhe për sigurinë në komunikacion dhe lehtësimin e lëvizjes së fëmijëve gjatë hyrjes dhe daljes nga shkolla. 🚸
Punimet janë realizuar nga Ndërmarrja Publike “Moravica”, e cila është angazhuar me profesionalizëm për të përfunduar këtë shërbim të domosdoshëm për komunitetin lokal.
Ky veprim pritet të ndikojë në rritjen e kujdesit të shoferëve dhe mbrojtjen e nxënësve, duke kontribuar në një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët.





Fotot e marra nga Ardita Sinani Facebook