Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë i bën thirrje kryetarit të Bujanocit për heqjen e portretit të Komandant Lleshit

Publikuar 1 vit më parë

Beograd, 21 maj 2025 – Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i udhëhequr nga kryetari dr. Aleksandar Martinović dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të këtij trupi, Nenad Mitrović, i kanë bërë sot thirrje kryetarit të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, që në kuadër të bisedimeve me organizatorët e manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit”, të shqyrtohet mundësia e heqjes së posterit me portretin e kësaj figure, i cili është vendosur në qendër të Bujanocit.

Sipas njoftimit të Trupit Koordinues, ky poster ka shkaktuar shqetësim tek popullata serbe dhe ajo joshqiptare në komunë.

“Në frymën e bashkëjetesës, mirëkuptimit dhe respektit për marrëdhëniet ndëretnike, është e rëndësishme që të gjithë aktorët e jetës shoqërore dhe politike të tregojnë ndjeshmëri ndaj ndjenjave të të gjithë qytetarëve,” thuhet në deklaratë.

Komuna e Bujanocit përmendet si një shembull i bashkëjetesës multietnike, ku së bashku jetojnë serbë, shqiptarë dhe romë. Ky bashkëjetim është ndërtuar ndër vite me durim, dialog dhe kompromis.

Deklarata thekson se formimi dhe ruajtja e një pushteti multietnik në të cilin marrin pjesë të barabartë të gjitha komunitetet, përfaqëson një sukses të rëndësishëm të të gjithë faktorëve politikë në komunë.

“Ftojmë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në komunën e Bujanocit që të tregojnë pjekuri, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj vlerave të jetës së përbashkët, dhe të bëjnë përpjekje shtesë për ruajtjen e bashkëpunimit ndëretnik dhe stabilitetit në komunë,” përfundon njoftimi.