Trupi i njeriut përmban mbi 1.2 milion kilometra “kabuj” biologjikë – më shumë se rrjetet elektrike të shumë shteteve

Publikuar 4 muaj më parë

Shkencë & Shëndet

Trupi i njeriut është një mrekulli biologjike, jo vetëm për funksionet e tij të ndërlikuara, por edhe për infrastrukturën e tij “kabllore” të pabesueshme. Sipas disa vlerësimeve shkencore, në trupin tonë gjenden mbi 1.2 milion kilometra rrjete biologjike, që përfshijnë:

Rreth 100.000 km enë gjaku (arterie, vena dhe kapilarë) Afro 150.000 km të sistemit limfatik Rreth 200.000 km fibra nervore jashtë trurit Deri në 800.000 km fibrash nervore brenda trurit (axone dhe dendrite)

Këto shifra janë të mjaftueshme për të përshkuar globin rreth 30 herë rreth e përqark. Në krahasim, edhe makinat më të ndërlikuara elektrike përmbajnë vetëm rreth 7 km kabllo, ndërsa një avion gjigand si Airbus A380 ka rreth 500 km të gjitha llojet e kabllove të brendshme.

Për krahasim:

Rrjeti elektrik i Serbisë përfshin rreth 160.000 km kabllo shpërndarëse. SHBA-të kanë një rrjet prej afro 7 milion km. Bashkimi Evropian arrin në rreth 11 milion km.

Pra, vetëm një trup i vetëm njerëzor përmban më shumë “kabllo funksionale” sesa i gjithë rrjeti elektrik i një shteti si Serbia – një tregues tronditës i kompleksitetit të jashtëzakonshëm të trupit të njeriut.

“Jemi të ndërtuar më ndërlikuar se çdo makinë apo rrjet modern”, komentojnë neuroshkencëtarët.