Trump shpall 10% “hedije” Kosovës. Tarifat e reja tregtare: Goditje për Kinën dhe vendet e Ballkanit

Publikuar 1 vit më parë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur tarifat e reja ndaj partnerëve tregtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke njoftuar se ato do të hyjnë në fuqi sonte në mesnatë.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump prezantoi një grafik për të ilustruar tarifat, duke theksuar se Kina “ngarkon” SHBA-në me një tarifë prej 67%. Për t’iu kundërpërgjigjur, SHBA-ja do të vendosë një tarifë prej 34% ndaj mallrave kineze.

Në listën e vendeve që do të preken nga tarifat e reja, Kosova është përfshirë me një tarifë prej 10%. Gjithashtu, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova do të përballen me një tarifë prej 10%, ndërsa Serbia do të ketë një tarifë prej 37%, Maqedonia e Veriut 33% dhe Bosnja e Hercegovina 35%.